Loading...

Si të keni një bark të sheshtë?

Dëshironi të keni një bark të sheshtë në pak kohë? Provoni të ndiqni një dietë të shpejtë, e cila zgjat vetëm tri ditë


Dieta
A është një dietë e shpejtë sekreti për të pasur një bark të sheshtë? Kjo është një nga ato pyetjet që e bëjmë shpeshherë kur duam të kemi një bark sa më të sheshtë. Do t’ju duket e çuditshme, por përgjigjja është me të vërtetë pozitive: një dietë e shpejtë është sekreti i një barku të sheshtë. Sigurisht fitnesi dhe ushqyerja e ekuilibruar janë kushtet kryesore për të pasur gjithmonë një bark të sheshtë. Ndaj kujdesi duhet treguar gjatë gjithë kohës. Por ndonjëherë ndodh që për shkak të përtacisë apo mërzisë nuk jemi gjithmonë në gjendje të vazhdojmë të ndjekim një dietë. Për rrjedhojë, ne nuk do të mund ta kalojmë “provën e rrobave të banjës”. Në këtë pikë, pasja e një barku të sheshtë kthehet në një garë kundër kohës. Ne jemi të gatshëm të përdorim çdo mjet për të arritur qëllimin tonë, pra të zgjedhim të ndjekim një dietë të shpejtë. Por mos të alarmohemi, sepse jo gjithmonë një dietë e shpejtë korrespondon me një regjim të keq ushqimor të privuar nga përbërësit thelbësorë që i nevojiten organizmit tonë. Për shembull terapistja angleze e ushqimit, Alison Stork, për një bark të sheshtë rekomandon një dietë që mund të ndiqet vetëm për tri ditë. Kjo lloj diete ofron një gamë të plotë të vitaminave dhe mineraleve kryesore, të afta për të rregulluar sasinë e yndyrës në trup. Provoni edhe ju të ndiqni këshillat e Alison Stork për të pasur një bark të sheshtë që ngjall zili. Do t’ju duhen vetëm tri ditë!
Dita 1 e ditës së shpejtë për një bark të sheshtë
Mëngjesi: një tas me qull, të cilit duhet t’i hidhni edhe një lugë gjelle fara të copëtuara dhe të përziera, të tilla si, fara kungulli, liri dhe luledielli.
Dreka: një pjatë sup me perime dhe thjerrëza.
Zemra (snack): një filxhan kos me fruta të freskëta.
Darka: peshk salmon të pjekur në skarë dhe dy patate të ziera në avull.
Dita 2 e ditës së shpejtë për një bark të sheshtë
Mëngjesi: një vezë të zier dhe një fetë buke të zezë të thekur.
Dreka: humus me sallatë të përzier me një patate të zier.
Zemra (snack): fruta të freskëta me një grusht arra të pjekura pa kripë.
Darka: mish pule i pjekur në skarë me oriz dhe perime.
Dita 3 e ditës së shpejtë për një bark të sheshtë
Mëngjesi: një tas me kos me një frutë që pëlqeni më shumë dhe një grusht me fruta të thata.
Dreka: sardele të pjekura në tost ose një fetë buke të zezë me domate të pjekur në skarë dhe një sallatë jeshile mikse.
Zemra (snack): një simite me miell tërshëre dhe me gjizë.
Darka: pure me thjerrëza dhe me perime të ziera në avull.
Nëse do të filloni të ndiqni dietën e mësipërme për vetëm tri ditë barku juaj do të bëhet i sheshtë, ashtu siç e kishit ëndërruar prej kohësh.
Home item

Follow by Email

ADS

Arkivi

Popular Posts

Labels

Erotika Suplemente Fëmijët Diabeti Reumatizma Zemra Flokët Lëkura Hipertensioni Kanceri Mjekësia popullore Gjumi Këshilla Ushqimi Veshkët Bimët mjekèsore Gjaku Psikologji Tensioni Ushqyerja Alergjitë Astma Kujtesa Migrena Mëlçia Prostata Receta Sëmundjet e zemrës Anemia Artriti Bimët mjekësore Bukuria Depresioni Dhimbjet e kokës Dieta Frymëmarrja Infarkti Këmbët Këshilla dhe receta popullore Maskat Obeziteti Pagjumësia Stomaku Sytë Sëmundjet Sëmundjet e gjakut Sëmundjet e veshkave Temperatura Tiroidet Truri Ulçera Veshët Zorrët 100 vjeç Alzheimer Amniocenteza Ankthi Aparati tretës Arterioskleroza Artroza Babai Bronkiti kronik Dhëmbët Diarreja Djersitja Droga E qeshura Ekzema Epilepsia Erëzat Fyti Gastriti Gjimnastika Gjinjtë Gjoksi Goditjet në tru Gratë Gurët në tëmth Halitoza Hemorragjia cerebrale Hudhra Humbja e kujtesës Insomnia Kaloritë Kanceri i mushkërive Kanceri në prostatë Karrota Kolesteroli Kosi Kremi solar Kuriozitete Laksativët Meningjiti Menopauza Mostretja Mushkëritë Narkolepsia Ngjyrat Orgazma Osteoporoza Pankreasi Parainfarkti Parfumi Pijet Piramida ushqimore Plakja Plazhi Prindërit Psikoterapia pozitive Puthja Qarkullimi i gjakut Qeshja Rrudhat Seksi&dashuria Sheqeri Sinoziti Sperma Spondiliatroza Sëmundjes së veshkave Sëmundjet e mëlçisë Sëmundjet e trashëgueshme Sëmundjet më të shpeshta Sëmundjet seksuale Temperatura e lartë te fëmijët Tradhtia Tretja Të ndryshme Uji i detit Urina Vajrat bimorë Video Vitaminat

Random Posts