Loading...

Simptomat e shtatzënisë

Dëshiron që të kesh një fëmijë dhe për këtë fakt u kushton vëmendje sinjaleve edhe më të vogla të trupit tënd. Mosardhja e menstruacioneve, gjoksi i tendosur… dhe e imagjinoni veten me barkun e fryrë! Por a ekzistojnë simptoma karakteristike të shtatzënisë? Mund të keni besim te to?


Trazirat hormonale që shoqërojnë shtatzëninë mund të provokojnë simptoma të hershme e karakteristike. Ato përkufizohen si fenomene “simpatike” të shtatzënisë, edhe pse jo gjithmonë meritojnë të quhen të tilla.

Mungesa e menstruacioneve, a është një simptomë e besueshme e shtatzënisë?

Shumë më përpara se barku të rritet, te shumë gra mund të vërehen simptomat e para të shtatzënisë. Më e shpeshta, ajo që të vë gjithmonë në “alarm”, është sigurisht vonesa e menstruacioneve. Gjithsesi, shumë gra e kanë ciklin jo të rregullt, e deri në periudhën
amenorreja (mungesë spontane ose e rastësishme e ciklit menstrual), fillesa e shtatzënisë bëhet epabesueshme. Por gjithsesi mund të vërehen emetime të vogla të gjakut në momentin që duhej të shfaqeshin menstruacionet, sipas parashikimeve. Edhe pse shpesh janë më pak në sasi, krahasuar me ciklin e zakonshëm të menstruacioneve, këto ndryshime gjithsesi të çojnë në konfuzion.

Gjoksi i tendosur dhe i fryrë, a është kjo një tjetër simptomë e shtatzënisë?

Në fillim të shtatzënisë mund të shfaqen simptoma të tjera dyshuese, të gjitha të lidhura me ndikimin e sekrecioneve të hormoneve seksuale. Gjoksi fryhet dhe kokrrat e tij shfaqen më të rrumbullakosura e me ngjyrë më të errët, të cilat në të tilla raste mbulohen nga “relieve” të parregullta, apo ndryshe nga puçrra që gjenden te rrethi i gjoksit. Të tilla ndryshime të gjirit janë shpesh të hershme.

Simptoma: ke neps, shijet e tua të ushqimeve po ndryshojnë?

Shpeshherë ndryshon shijen, pavarësisht nga çdo shqetësim në tretje. Papritur ndalon ngrënien e atyre ushqimeve që më parë për ty ishin më të preferuara, krahasuar me disa ushqime të tjera. Në të tilla raste bëhet fjalë për një ndjenjë neverie që ndien për disa lloje ushqimesh, si dhe për verën ose për cigaren.

Simptoma të tjera të shtatzënisë

Simptoma tipike si nuhatja, veçanërisht në mëngjes, është më e mëvonshme. Ajo përjetohet shpesh në fund të muajit të parë të shtatzënisë. Sipas studimeve të ndryshme, nga kjo simptomë vuan pothuajse gjysma e grave shtatzëna. Të vjellat vërehen pak më rrallë. Por rritja e sasisë së pështymës, e cila shpesh shoqërohet me përkeqësimin e nuhatjes, sjell apo provokon edhe të vjellat. Ndërkaq në fillim të shtatzënisë shumë gra vuajnë nga kapsllëku dhe nga një sensacion fryrje.

Shumë lodhje!

Në fillim të shtatzënisë, është e shpeshtë një përgjumosje, madje një dëshirë e shfrenuar, e pandalshme, për të fjetur gjithë ditën. Kjo për shkak të efekteve qetësuese të progesteronit apo të hormonit të sintetizuar nga vezoret. Në disa raste ai mund të ndikojë në të kundërt në gjumin gjatë natës. Së fundi, mund të themi se shenjat janë kaq të shumta në numër e që ato ndryshojnë nga një grua në tjetrën, aq sa do të ishte absurde të diagnostikoje një shtatzëni të bazuar në vetvete, për më tepër që shumë grave nuk u ndodh asnjë nga këto simptoma. Nga ana tjetër, prania e një ose më shumë ndryshimeve mund të tërheqë vëmendjen. Ndërkohë për të bërë një verifikim, shkoni në një farmaci ose në një laborator analizash për të bërë testin e shtatzënisë dhe kështu do të krijoni një ide të saktë.

Çfarë është shtatzënia?

Shtatzënia është periudha kohore, gjatë së cilës në trupin e femrës një qelizë vezore e fekonduar zhvillohet deri në një foshnjë. Te njerëzit shtatzënia zgjat afro 40 javë, duke llogaritur prej kohës së ciklit të fundit menstrual dhe lindjes. Shtatzënia fillon me fazën embrionale, ku gjatë tre muajve të parë krijohen të gjitha fillesat e organeve, që rriten më pas në fazën fetale deri në lindje. Specialiteti i mjekësisë që merret me shtatzëninë është obstetrika.
Home item

ADS

Arkivi

Tetova News