Loading...

Antibiotikët natyrorë, domatet, specat, qepët, majdanozi, perimet që shërojnë sëmundje


Këto perime mund të quhen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut me vitaminat A e C dhe nevojat e organizmit për vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh


Në jetën e njeriut perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike.

Vlerat 

Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht, vitamina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj., të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull, bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.

Domatja 

Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe ulcerave kronike. Vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ka veti kuruese edhe për nefrititin, artritin dhe kapsllëkun.

Speci

Speci po kështu ndihmon shërimin nga fruthi dhe dizenteria. Gjen përdorim të gjerë i freskët dhe i konservuar si piper, në sallata, turshi etj. Ka vlera të mëdha sepse përmban elemente të domosdoshme për organizmin siç janë karbohidratet (glukozë e fruktozë), proteina dhe yndyra. Sidomos, farat e tij që përmbajnë mbi 25% yndyrë. Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët. Edhe vlerat kurative janë të mëdha. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e dispepsisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Qepa

Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

Hudhra

Edhe kjo kuron arterosklerozën dhe sinusitin. Hudhra e thatë përdoret për të përmirësuar shijen e gjellëve, ruajtjen e konservave dhe të turshive. Që në kohë të lashta, popujt kanë njohur vetitë e saj dezinfektuese. Mjekësia moderne i ka njohur edhe aftësinë për të kuruar arterosklerozën, tensionin e rritur të gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Është e pasur me vitamina, karbohidrate e vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit etj. Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat që kalbin lëndën organike. Përdorimi i hudhrës ndikon në zgjatjen e jetës. Preparatet farmaceutike që prodhohen prej saj kanë efekte më të mëdha se penicilina.

Majdanozi

Ndërsa majdanozi, është antiseptik dhe pastrues i mushkërive. Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet me vlera të pallogaritshme ushqimore, e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Prandaj është e këshillueshme që majdanozi të përdoret sa më gjerësisht në të gjitha format, në gjellë, në sallata, sidomos i freskët. Është nga bimët më të pasura me proteina dhe në vitaminë C e sheqerna. Është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë.
Home item

Follow by Email

ADS

Arkivi

Popular Posts

Labels

Erotika Suplemente Fëmijët Diabeti Reumatizma Zemra Flokët Lëkura Hipertensioni Kanceri Mjekësia popullore Gjumi Këshilla Ushqimi Veshkët Bimët mjekèsore Gjaku Psikologji Tensioni Ushqyerja Alergjitë Astma Kujtesa Migrena Mëlçia Prostata Receta Sëmundjet e zemrës Anemia Artriti Bimët mjekësore Bukuria Depresioni Dhimbjet e kokës Dieta Frymëmarrja Infarkti Këmbët Këshilla dhe receta popullore Maskat Obeziteti Pagjumësia Stomaku Sytë Sëmundjet Sëmundjet e gjakut Sëmundjet e veshkave Temperatura Tiroidet Truri Ulçera Veshët Zorrët 100 vjeç Alzheimer Amniocenteza Ankthi Aparati tretës Arterioskleroza Artroza Babai Bronkiti kronik Dhëmbët Diarreja Droga E qeshura Ekzema Epilepsia Erëzat Fyti Gastriti Gjimnastika Gjinjtë Gjoksi Goditjet në tru Gratë Gurët në tëmth Halitoza Hemorragjia cerebrale Hudhra Humbja e kujtesës Insomnia Kaloritë Kanceri i mushkërive Kanceri në prostatë Karrota Kolesteroli Kosi Kremi solar Kuriozitete Laksativët Meningjiti Menopauza Mostretja Mushkëritë Narkolepsia Ngjyrat Orgazma Osteoporoza Pankreasi Parainfarkti Parfumi Pijet Piramida ushqimore Plakja Plazhi Prindërit Psikoterapia pozitive Puthja Qarkullimi i gjakut Qeshja Rrudhat Seksi&dashuria Sheqeri Sinoziti Sperma Spondiliatroza Sëmundjes së veshkave Sëmundjet e mëlçisë Sëmundjet e trashëgueshme Sëmundjet më të shpeshta Sëmundjet seksuale Temperatura e lartë te fëmijët Tradhtia Tretja Të ndryshme Uji i detit Urina Vajrat bimorë Video Vitaminat

Random Posts