Loading...

Dhëmbët, si të kujdesemi për to

Dhëmbët e shëndetshëm përveçse përmirësojnë paraqitjen estetike, kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme dhe pakësojnë ndërhyrjet e dentistit. Por cilat janë shkaqet themelore të problemeve të dhëmbëve si p.sh kariesi? Si mund t’i parandalojmë? Është arritur në përfundimin se një higjienë jo e mirë e gojës, një ushqim jo i rregullt dhe një mënyrë të jetuari që mund të shkaktojë stres dhe ulje të imunitetit, janë shkaktarët e problemeve të gojës dhe të dhëmbëve.

Mishrat e dhëmbëve dhe tartari

Një higjienë e keqe jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, koket, sidomos streptokokët dhe kokobacilet siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve. Me kalimin e kohës ngurtësimi bëhet më i fortë dhe më i vështirë për t’u shkatërruar. Fillojnë të vihen re dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve që i hapin rrugë një infeksioni të thellë të tyre duke krijuar një ambient ideal për mikrobet anaerobe të cilat nuk kanë nevojë për praninë e ajrit për t’u zhvilluar. Prezenca e baktereve specifike në sipërfaqen e dhëmbëve është një element i padiskutueshëm për të shkaktuar infeksione të ndryshme. Vetëm prezenca e mikroorganizmave nuk është e mjaftueshme për të shkatërruar pllakëzat që ngurtësohen në sipërfaqen e dhëmbëve. Në të vërtetë bakteret provokojnë një përgjigje të imunitetit (reagime mbrojtëse dhe stimulime irrituese) të organizmit në të cilin përhapen. Kjo përgjigje është dhe shkaktare e shkatërrimit të disa pllakëzave. Dallohen mishrat e dhëmbëve të veshur të cilët është e mundur të “pastrohen” pas një terapie të duhur nga paradonititët të cilët shkaktojnë një veshje shkatërruese për sipërfaqen e dhëmbëve.

Parodontitët

Janë një grup sëmundjesh që karakterizohen nga shkatërrimi i aparatit bazë të dhëmbit. Paraqiten me humbje të sipërfaqes së dhëmbit, formime të theksuara të qeskave etj. Këto sëmundje janë të lidhura ngushtë me mënyrën e jetesës së individëve, provokohen nga disa lloje bakteresh dhe influencohen gjatë zhvillimit të tyre nga një sërë faktorësh lokalë (një higjienë e keqe e gojës) dhe të përgjithshëm (trashëgimia gjenetike, duhani, diabeti stresi, marrja e ilaçeve të caktuara farmaceutike). Aktualisht parodontitët janë shkaktarët kryesorë të humbjes së dhëmbëve. Në të shumtën e rasteve nuk diagnostifikohen deri në humbjen e dhëmbit ose diagnostifikimi i tyre bëhet me shumë vonesë. Parodontitët mund të jenë një faktor i rrezikshëm për përhapjen e infeksionit në gjak dhe në zemër. Prandaj sëmundja parodontale duhet të diagnostifikohet dhe të kurohet me kujdesin më të madh. Në të shumtën e herëve duhet të ndiqet një terapi e cila duhet të jetë gjithmonë nën vëzhgimin e dentistit gjatë ecurisë së saj në mënyrë që të shmanget zhvillimi i sëmundjes duke rrezikuar në ndërhyrje më të mëdha dhe të rrezikshme për organizmin. Parandalimi dhe terapia janë shumë efikase në pjesën më të madhe të rasteve.

Kariesi

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350 por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e bakterieve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptocoço mutans

lactobacilli dhe actinomiceti. Këto bakterie në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ata që i japin këtyre bakterieve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit duke arritur deri në thellësi të tij.
Kariesi, shfaqet tek përdoruesit e sheqerit

Lidhja e drejtpërdrejtë e sheqerit dhe e sasisë së kariesit është verifikuar nga shumë studime shkencore. Numri më i madh i përbërjeve të kariesit zhvillohet tek ata persona të cilët marrin sheqer më shumë se katër herë në ditë jashtë vakteve të ushqimit dhe në formën e karameleve etj.
Kujdes me ushqimet e pakontrolluara

Parandalimi që mund t’i bëhet sëmundjeve të gojës, dhëmbëve dhe mishrave të tyre është mbajtja e një higjene sa më të rregullt dhe të pastër të gojës dhe të dhëmbëve. Pastërtia e dhëmbëve dhe një ushqim i pasur janë bazat e parandalimit të këtyre sëmundjeve.
Furça e dhëmbëve, sit a përdorim

Është e këshillueshme që dhëmbët të fërkohen në drejtimin vertikal duke nisur nga mishi i dhëmbëve në drejtim të kundërt dhe kurrë e anasjellta. Si sipërfaqja e brendshme e dhëmbit ashtu dhe sipërfaqja e jashtme e tij pastrohen me një lëvizje rrotulluese me drejtim nga jashtë.
Si të kujdesemi

Pasta e dhëmbëve

1-Pasta e dhëmbëve lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
2-Fija pastruese e dhëmbëve duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij. Për çdo aplikim duhet të përdoret një sipërfaqe e papërdorur më parë e fijes.
3-Ushqimi

Ka një lidhje të dukshme mes kariesit dhe konsumimit të karbohidrateve (glucideve). Këta të fundit krijojnë substratin fermentues për bakteriet e kariesit. Ky efekt negativ i karbohidrateve mund të modifikohet nga prezenca e elementeve të tjera ushqyese si: kalciumi, fosfori dhe fluori të cilët kanë efekte mbrojtëse.
4-Frutat

Molla, është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentistit për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.

Karrotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për të zmaltin e dhëmbëve.
5 faktorë

të cilët janë trashëgimia gjenetike, duhani, diabeti stresi, marrja e ilaçeve të caktuara farmaceutike, ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të dhëmbëve.
2 kokrra

mollë në ditë, duhet të konsumojnë sipas specialistëve të gjithë njerëzit, pasi ky frut ndihmon në forcimin e dhëmbëve, si dhe në shkëlqimin e tyre.
3 karrota

në ditë duhet të konsumohen nga të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës. Karrota ndihmon në zbardhjen e zmaltit të dhëmbëve, dhe në forcimin e tyre.
2 vjeç

është mosha, sipas specialistëve kur njeriu duhet të fillojë të pastrojë rregullisht dhëmbët. Ndërrimi i tyre,pas disa viteve sipas specialistëve nuk përbën problem.
2 elementë

kryesorë për pastrimin e dhëmbëve nuk duhet të mungojnë asnjëherë në çantën e udhëtimeve, bëhet fjalë për pastën e dhëmbëve si dhe për fijen pastruese.
Home item

MOBILJE POLYWOOD

Arkivi

Tetova News