Loading...

Kurat bimore që shërojnë kolitin,diabetin, mëlçinë dhe sterilitetin

Këshillat speciale të asaj që cilësohet si mjekësia e së ardhmes 



Përse duhen përdorur kurat bimore? - Jo sepse e heqin sëmundjen menjëherë si me magji! - Jo sepse kanë fuqi shëruese në vetvete. - Jo sepse nuk ka ilaç tjetër, dhe se ato janë zgjidhje alternative dhe shpresa e fundit, siç janë quajtur padrejtësisht dhe siç veprohet gabimisht nga shumica e njerëzve në botën e sotme të ashtuquajtur e modernizuar!
Por sepse: - Janë natyrale dhe e kthejnë njeriun në origjinën e tij të krijimit, prandaj edhe ushqimet bazë të tij duhet të anojnë më tepër nga ato bimore dhe natyrale. - Janë të sigurta mjekësisht. Edhe sikur të mos japin suksesin e kërkuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm. - Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë, dhe nëse nuk mjafton vetë bima, atëherë gjendet një bimë tjetër që jepet nga mjeku specialist bashkë me të për eliminimin e ndonjë efekti të mundshëm anësor të padëshiruar. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen kurrë me efektet anësore të ilaçeve kimike. - Veprojnë natyrshëm në shëndetin e njeriut, duke filluar me fuqizimin e sistemit imun të tij.

- Veprojnë në mënyrë të shumëfishtë kundër disa sëmundjeve dhe simptomave njëherësh, duke kërkuar për çdo lloj çrregullimi në organizëm dhe duke vepruar në rikthimin e funksionimit normal të tij, dhe nuk veprojnë vetëm kundër një sëmundje të vetme.- Veprojnë në luftimin rrënjësor të çrregullimeve në organizëm dhe jo thjesht në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll duke luftuar simptomat e saj. - Luftojnë sëmundjet kronike brenda një kohe relativisht të shkurtër, duke synuar dhënien fund përdorimit të ilaçeve për gjithë jetën.

- Edhe nëse nuk japin suksesin e pritur në kurimin e një sëmundje të caktuar, ato e zbusin atë dhe riparojnë mjaft çrregullime të tjera që mund të ketë pacienti. - Dhe sepse kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne.

ZORRA E TRASHË - KOLITI

Zorra e trashë është një nga pjesët e aparatit tretës që shtrihet nga zorra e hollë deri në rektum, dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:

* Zorra ngjitëse e cila gjendet në anën e djathtë të barkut.
* Zorra tërthore në pjesën e sipërme të barkut
* Zorra zbritëse në anën e majtë të barkut
* Zorra sigmoide në fund të anës së majtë të barkut

Roli i zorrëve ka të bëjë me ruajtjen e mbetjeve ushqimore për një kohë të gjatë që mund të shkojë në disa ditë. Prej tyre thithet uji dhe kripërat e tjera, kurse pjesa e mbetur në formën e jashtëqitjes shtyhet jashtë nga organizmi gjatë kryerjes së jashtëqitjes.
Zorrët rrethohen nga muskuj të gjatë dhe tërthorë të cilët tkurren dhe bymehen me qëllim që të lëvizin atë që mbartin zorrët drejt rektumit.

Koliti Nervor:
Nervat e caktuara për zorrën e trashë, tek disa persona janë shumë të ndieshme, gjë e cila çon në çrregullimin e saj si pasojë e ngrënies së disa lloj ushqimesh të veçanta (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), ose si pasojë e një çrregullimi nervor, ose si pasojë e ndonjë frike të madhe apo zemërimi të madh, e ngjashëm me këto gjendje emocionale. Atëherë, gazrat mblidhen në zorrë në përmasa të mëdha dhe ngrihen lart duke shtypur të dyja anët e barkut ose njërën prej tyre, sidomos anën e majtë, dhe kjo shkakton shtypje të stomakut dhe ndienjën e ngopjes dhe fryrjes, dhe si pasojë shtypjen e shtresës ndarëse, dhe kjo e fundit shkakton ngushtim në gjoks dhe në frymëmarrje. Ndonjëherë këto gazra ngjiten deri në tru dhe shkaktojnë dhimbje koke, gjendje e cila ndonjëherë çon në ndienjën e frikës apo mërzitjes së menjhershme dhe papritmas, mandje mund të ndodhë që të çojë në ngritjen e tensionit të gjakut. Jashtëqitja del e ngurtë, me vështirësi dhe shpesh i ngjan jashtëqitjes së kafshëve. Por në disa raste, zorrët lëvizin shumë dhe shkaktojnë diarre (bark), por këto janë raste të pakta në krahasim me ato të kapsllëkut, të shkaktuara nga koliti nervor.
Kur bëhen analizat dhe radiografitë, zakonisht zorra shfaqet normale dhe nuk dallohet ndonjë shkak i problemit, gjë e cila i bën mjekët të dyshojnë, por defekti, siç e thamë, qëndron në ndonjë problem të nervave të zorrës së trashë.

Simptomat e kolitit:
- Dhimbje shpuese në bark, zakonisht në anën e majtë të tij
- Fryrje barku (gazra)
- Kapsllëk në disa raste
- Diarre në raste të tjera
- Dhimbje koke
- Ngushtim kraharori
- mërzitje e menjëhershme
- Dhimbje mes shpatullave
Këto shenja mund të bashkohen të gjitha së bashku, ose i sëmuri mund të vuajë vetëm nga disa prej tyre.

Shkaqet e kolitit:
- Madhësia e zorrës së trashë që në krijim.
- Mungesa e vitaminave në ushqim, sidomos vitamina B, si dhe mosekuilibrimi i dietës ushqimore.
- Prezenca e ndonjë sëmundje tjetër apo e toksinave të mikrobeve të ndryshme.
- Moskryerja e jashtëqitjes sipas një rregulli kohor.
- Stresi, problemet e jetës dhe gjendjet e ndryshme emocionale.
- Problemet në ndonjë organ tjetër të trupit, siç janë për shembull problemet me fshikëzën e tëmthit.
Nuk është kusht që të bashkohen të gjitha këto shkaqe tek i njëjti person i sëmurë.

KOLITI ULÇERATIV:

Koliti ulcerativ është inflacioni i pjesës më të madhe të zorrës së trashë, i cili i shfaqet mjekut analizues me ngjyrë të kuqe dhe me ulçera. Kjo sëmundje prek më shumë të vegjëlit dhe të rinjtë se sa të rriturit.
Duhet pasur parasysh që të mos bëhet ngatërrim mes kolitit ulçerativ dhe kolitit të mukozës.

Shkaqet e kolitit ulçerativ:
Ka disa mendime të ndryshme në lidhje me shkaqet e kolitit ulçerativ. Disa mendojnë se shkaqet e tij janë immune, të tjerë mendojnë se janë disa toksina të mikrobeve të ndryshme, kurse të tjerë thonë se shkaqet e tij nuk njihen, dhe të tjerë ia kthejnë atë shkaqeve emocionale, shpirtërore.

Simptomat e kolitit ulçerativ:

- Diarre e fortë dhe me gjak.
- Dobësim i përgjithshëm fizik.
- Anemi.
- Dhimbje kyçesh.
- Probleme me lëkurën.
- Ndonjëherë gjendja mund të përkeqësohet deri në shfaqjen e disa gropëzave në cipën e zorrës së trashë.
Nuk është kusht që këto simptoma të shfaqen të gjitha tek një pacient.

Diagnoza:
Për vënien e diagnozës së kësaj sëmundjeje bëhen një sërë ekzaminimesh si analiza e gjakut komplet, ekzaminimi i feçeve për parazitë të ndryshëm, sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, të cilët ofrojnë të dhëna të vlefshme për këtë diagnozë. Është karakteristikë që këtë ekzaminim këta të sëmurë e tolerojnë me vështirësi, pasi vetë futja e aparatit në zorrë shkakton spazma, kontraktime të zorrës e si pasojë dhimbje të forta. Edhe ekzaminimi radiologjik i zorrës ndihmon në diagnozë. Ai vë në dukje spazmat e shumta në të gjithë trajektoren e zorrës apo në të një pjesë të saj.

Parandalimi i kolitit:
- Ndiekja e një diete të ekuilibruar ushqimore që përmban fibra dhe duke u larguar nga përdorimi i shumtë i lëndëve të dëmshme si erëzat diegëse, pijet me gaz, alkooli.
- Pirja e një përzierje të veçantë mujore, të përbërë nga 2 lug gjelle vaj kastori (Ricinus Communis) dhe një gotë limonadë apo ujë.
- Pirja e ujit para ushqimit, sidomos në mëngjes, një apo dy gota ujë.
- Ruajtja nga gjendjet e reagimit emocional, zemërimit dhe stresit, sa të jetë e mundur. Dije se kjo botë është kalimtare dhe e përkohshme, kështu që nuk ka përse të shqetësohesh së tepërmi.

Diabeti - Sëmundja e sheqerit

Vështrim i Përgjithshëm
Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak rë rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës  përpipqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të dyja rastet është i njëjti: trupi nuk është në gjendje për të transportuar glukozë të mjaftueshme nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, veçanërisht pas ushqimit, kur nivelet e sheqerit në gjak rriten si një rrjedhojë e natyrshme e tretjes.

Normalisht, nivelet e sheqerit në gjak mbahen nga mekanizmi i vetë-rregullimit të trupit, të njohur si homeostasis. Një rritje e glukozës në gjak, pas ngrënies, është programuar për të stimuluar prodhimin e hormonit insulinë në pankreas, dhe insulin e lëshuar në gjak duhet të mbajë nivelet e sheqerit në gjak, brenda një game të sigurt dhe të përdorshme. Por, kur qelizat insulinë prodhuese të pankreasit nuk funksionojnë normalisht, nivelet e glukozës mbeten të larta. Nëse kjo situatë bëhet kronike, atëherë ndodh diabeti.

Diabeti prek dhjetra miliona amerikanë, dhe është llogaritur se një e treta e të gjithë njerëzve që kanë diabet nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre. Sipas statistikave, llogaritet që Diabeti të jetë shkak për gati dhjetë për qind të të gjitha vdekjeve të SHBA-së për moshat 25 vjeç e më të vjetër. Ai është gjithashtu shkaku kryesor i rasteve të reja të verbërisë në mesin e të rriturve 20-74 vjeç, dhe është shkaku kryesor i fazës së fundit të dështimit (mosfunksionimit) të veshkave. Përveç kësaj, diabeti është arsyeja kryesore për amputimin e gjymtyrëve, si dhe shkaku kryesor i sëmundjen e zemrës.

Testimi i Diabetit

Në përgjithësi, diabeti testohet duke matur sasinë e glukozës në gjak. Ekzistojnë tri lloje të provave që mund të përdoren për këtë qëllim. Njëra është matja e drejtpërdrejtë e niveleve të glukozës në gjak duke qenë esëll. E dyta është matja e aftësisë së trupit për të menaxhuar sheqerin e tepërt, pas pirjes së një sasie glukoze të lëngshme. Një metodë e tretë është testi glycosylated hemoglobin A1c (HbA1c), me anë të cilit matet numri i molekulave të glukozës së bashkangjitur në hemoglobinë gjatë një periudhe prej 2-3 muaj.

Standardi i artë konvencional për diagnozën e diabetit është me ngritjen periodike të nivelit të sheqerit në gjak pas një nate agjërim (esëll në mëngjes). Në gjendjen esëll, nëse vlera e sheqerit në gjak është mbi 126 mg/dl, në të paktën dy raste të veçanta, kjo mund të jetë tregues i diabetit (ndërkohë që vlerat normale janë mes 64 dhe 110 mg/dl). Megjithatë, as problemet metabolike të glukozës, as fazat e para të diabetit Tipi II, nuk mund të diagnozohen me lehtësi pa nja 4-5 orë testi të Tolerancës së Glukozës që kontrollon të dyja nivelet: e insulinës dhe glukozës.

Qëllimi kryesor i trajtimit të diabetit është të rivendoset near-euglycemia (vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak) dhe të korrigjohen çrregullimet e lidhjes metabolike. Trajtimi i suksesshëm i kërkon diabetikëve të përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e dietave të tyre të veçanta dhe të mënyrës së jetesës. Diabetikët insulin-vartës (Tipi I) duhet të jenë shumë të zellshëm në përkujdesjen e sëmundjes, dhe ne presim që diabetikët që do të trajtohen nga ne me anë të dietës ushqimore, menaxhimit të stresit, stërvitjes, ç'helmimit dhe bimëve natyrale, do të kenë sukses deri në rreth 95% të të gjitha rasteve, me vullnetin e Zotit Fuqiplotë.

Llojet e Diabetit

Ka dy lloje kryesore të diabetit: Diabet insulin-vartës, apo diabeti i të miturve, ose Diabeti Tipi I, dhe Diabet jo insulin-vartës, zakonisht më i njohur si Diabeti Tipi II. Të dyja llojet e diabetit karakterizohen nga nivele të larta dhe kronike të sheqerit në gjak, si dhe nga çrregullime të tjera në karbohidrate, yndyrë, proteina dhe metabolizëm. Diabeti tipi II është forma më e përhapur e diabetit, me një kontabilitet  mes 90-95% e të gjitha rasteve të diabetit në Shtetet e Bashkuara.

Njerëzit me diabet tipi I nuk prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë në qelizat pankreatike të tyre për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërrimit të tyre. Në diabetin tipi I, kemi rritje të sheqerit në gjak, sepse në gjak hyn vetëm pak insulinë ose aspak. Meqenëse insulina është e nevojshme për metabolizmin e sheqernave, qelizat e trupit nuk mund të marrin ushqimin e nevojshëm nga glukoza dhe kështu, glukoza e tepërt grumbullohet në gjak. Një pjesë e glukozës mund të konvertohet në yndyrë, por pjesa më e madhe derdhet në urinë.
Diabeti Tipi I zakonisht fillon në fëmijëri, por ai mund të ndodhë edhe më vonë në jetë, nëse pankreasi dëmtohet për shkak të sëmundjes apo lëndimit. Në mënyrë konvencionale, ky tip i diabetit konsiderohet si një gjendje degjenerative dhe trajtohet (dhe jo “shërohet”) nga mjekë konvencionalë me anë të administrimit të injeksioneve me insulinë me çdo vakt ngrënie për rregullimin e sheqerit në gjak.

Diabeti tipi II është shumë më i zakonshëm se diabeti tipi I, dhe quhet shpesh "insulin rezistues". Në rastet e diabetit Tipi II, trupi prodhon insulinë, por insulina që ai prodhon nuk mund të lidhet siç duhet me yndyrën dhe muskujt për të lejuar glukozën në brendësi të qelizave që të prodhojë energji. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një sulm epidemik i diabetit tipi II po ndodh nëpër botë. Rastet e diabetit Tipi II janë rritur për shkak të faktorëve të tillë si dieta e varfër, trashja, mënyra e jetesës, etj.

Diabeti i shtatzanisë është gjithashtu një lloj i tretë i diabetit. Ai shkaktohet në mënyrë hormonale dhe zakonisht është një gjendje e përkohshme që ndodh te gratë shtatzëna. Diabeti i shtatzanisë (Gestational Diabetes) në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të përshtatshme dhe ushtrime. Rrallë herë e bën pacienten të kërkojë injeksion insuline. Pavarësisht nga natyra e tij zakonisht e përkohshme, ky lloj diabeti duhet të trajtohet me kujdes, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të jenë të dëmshme për fetusin dhe mund të dobësojnë sistemin imun të tij.

Simptomat e Diabetit

Simptomat klasike të diabetit Tipi I janë etja e tepruar, urinimi i tepruar, uria e tepruar, humbja e peshës, dehidratimi dhe lodhja. Komplikime të tjera që mund të rezultojnë nga diabeti i pashtruar i tipit I, janë: ketoacidosis dhe koma hyperosmolare. Ketoacidosis është një gjendje e rrezikshme e aciditetit kronik në trup, që do të thotë nivel i lartë acidi pH. Kjo ndodh kur trupi përdor yndyrnat për të marrë energjinë e nevojshme, për shkak se nuk mund të marrë glukozë të mjaftueshme. Acidositet shkaktohen nga prania e ketoneve, derivateve toksike të këtij reagimi.

Kujdes: Ketoacidositet mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe duhet të trajtohen si një emergjencë mjekësore.

Koma Hyperosmolare është gjithashtu një emergjencë mjekësore e rrezikshme për jetën që është fatale në rreth 50% të rasteve dhe gjithmonë kërkon shtrimin në spital. Ajo rezulton nga dehidratimi i rëndë i shkaktuar nga humbja e lëngjeve, nivelet e larta të sheqerit në gjak, dhe/ose stresi fizik, si ai nga kirurgjia apo infeksioni.

Në përgjithësi, simptomat e diabetit Tipi II janë të njëjta si ato të Tipit I, me përjashtim të humbjes së peshës së pashëndetshme. Është e rëndësishme të theksohet se diabetikët Tipi II  shpesh do të fitojnë përvojë të tepërt në peshë.

Për shkak se incidenca e diabetit Tipi II është në rritje dhe shpesh herë nuk diagnozohet herët, është e rëndësishme të vëzhgoni veten për të parë nëse keni shenja treguese që ju mund të jeni në rrezik. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju, edhe në varësi të moshës, shihni se po fitoni peshë, një tregues i mundshëm që ju jeni duke zhvilluar një rrezik të madh të rezistencës ndaj insulinës. Kujdes shenjat e fillimit të diabetit Tipi II, përfshirë këtu dëshirat karbohidrate, periudhat e shkurtra të marramendjes, nervozizmin, progresivitetin në shtimin e peshës (sidomos rreth barkut), rritjen e triglicerideve në gjak dhe nivelin e kolesterolit, rritjen progresive të presionit të gjakut, lodhjen pas një vakti "alergjik”, vilaninë, dhe infeksionet e shpeshta fungale. Nëse e gjeni veten të përjetoni këto simptoma, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Nivelet kronike të larta të glukozës në gjak që shkaktojnë diabetin, mund të çojnë në një shumëllojshmëri të kushteve të rënda shëndetësore. Teprica e glukozës në gjak ndryshon funksionet normale metabolike dhe biologjike. Për shembull, ajo zvogëlon efektivitetin e proteinave të rëndësishme të tilla si hemoglobina, molekula që mbart oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Hulumtimi gjithashtu tregon se diabeti mund të çojë në rritjen e sasisë së lipoprotein (LDL) kolesterolit, apo të kolesterolit "të keq". Kjo ndodh për shkak se glukoza e tepërt në gjak shndërrohet në yndyrna, të cilat nga ana e tyre mund të bëjnë që arteriet e vogla të ngushtohen nga pllakat. Rezultati përfundimtar, në qoftë se gjendja nuk trajtohet, është ngritja e madhe e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundja kardiovaskulare, duke përfshirë atakun në zemër dhe infarktin e saj. Njerëzit me diabet janë 3-4 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga sulmet e zemrës se njerëzit pa diabet, të cilët kanë numër të njëjtë të faktorëve tjerë të mëdha të rrezikut.

Qëndrimi në nivele të larta i glukozës në gjak për afate të gjata mund të shkaktojë dëmtimin e veshkave (nephropathy, dështimin kronik të veshkave), furnizim të pamjaftueshëm të gjakut në sy (cataracts, retinopathy, glaukoma); dëmtime të tjera në aparatin e sistemit qarkullues të gjakut; gastroparesis (humbja e veprimit peristaltik në traktin gastrointestinal), rrezik të lartë të infektimit, dhe madje edhe vdekjen. Përveç kësaj, kjo gjë shkakton qarkullim të dobët të gjakut dhe dëme nervore periferike, të cilat të dyja janë zakonisht të shoqëruara me diabet. Po kështu mund të çojë në humbjen e ndjesisë, nevropati, ulcerat e këmbëve, dhe amputimin e këmbëve për shkak të infeksioneve gangrenizuese.

Shkaqet e Diabetit

Tipi I

Diabeti Tipi I ndodh për shkak se qelizat pankreatike nuk prodhojnë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë, për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërriminit të tyre. Në shumë raste, kjo është për shkak të predispozicionit gjenetik, pasi diabeti Tipi I ndodh më shpesh në mesin e individëve të cilët e kanë trashëguar këtë tendencë nga prindërit.

Shumë raste të diabetit Tipi I, megjithatë, janë për shkak të një sëmundje autoimune, siç tregohet nga fakti se 75 % e diabetikëve të Tipit I kanë antitrupa në qelizat e tyre pankreatike, ndërsa vetëm 0,5 % deri në 2,0 % e jo-diabetikëve i shfaqin këto antitrupa. Ndër faktorët që mund të fillojnë procesin e shkatërrimit pankreatik autoimun janë edhe infeksionet bakteriale, sidomos pertussis (kolli i keq), dhe viruse të tilla si Epstein-Barr (EBV), Coxsackie, cytomegalovirus (CMV), dhe virusi herpes-6, si dhe virusetë që shkaktojnë rubeolën dhe hepatitin.

Albumina proteinike e gjedhëve, një substancë që gjendet në qumështin e lopë, mund të shkaktojë gjithashtu diabet insulinë-vartës, nga provokimi i një reagimi autoimun. Antitrupat albumine që gjendjen në disa diabetikë Tipi I mund të pengojnë prodhimin e insulinës nga qelizave pankreatike.

Tipi II

Dieta e varfër, trashja, alergjia kronike ndaj ushqimit, infeksionet virale, stresi kronik dhe faktorët gjenetik, të gjitha këto mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në diabetin Tipi II, i cili karakterizohet kryesisht nga rezistenca ndaj insulinës. Sa më shumë rezistent ndaj insulinës të bëhet një person, aq më shumë insulinë prodhon trupi, por, me kalimin e kohës, trupi bëhet i paaftë për të prodhuar insulinë të mjaftueshme për të përballuar rezistencën. Ndonjëherë, trupi i diabetikëve Tipi II përpiqet të balancojë, të paktën në fillim, insulinën e mbiprodhuar. Por, mbi-prodhimi i insulinës (një gjendje e njohur si hyperinsulinemia) mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të nxisë mëlçinë për të rritur prodhimin e kolesterolit LDL, e cila është e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës.

Në vitet e fundit, trashja është bërë një nga shkaqet më të rëndësishme të diabetit Tipi II. Sot, rreth 85 % e njerëzve të diagnostikuar me diabet Tipi II janë gjithashtu tepër mbipeshë. Në fakt, shkencëtarët thonë se kjo është në thelb e pashmangshme, që një person i cili është 30% mbi peshë, për 30 ose më shumë vjet tek ai do të zhvillohet diabeti Tipi II.

Një diete, të cilës i mungojnë vlerat ushqyesve thelbësore dhe që është e lartë në sheqer ose në lëndë që kthehen në sheqer, është tjetër faktor i madh që kontribuon në problemet e sheqerit në gjak, metabolizmin dhe rezistencën eventuale ndaj insulinës. Kjo është dokumentuar nga hulumtuesit ndërkombëtarë të raportimit për rastet në rritje të diabetit në mesin e popullsisë në mbarë botën, të cilët raportojnë se për këtë luan rol kryesor "dieta moderne perëndimore" e lartë në sheqer, karbohidratete dhe yndyra. Dieta e dobët dhe mungesa e lëvizjes, janë gjithashtu dy nga faktorët kryesorë që shkaktojnë fitimin e peshës së tepërt dhe trashjes, duke rritur gjithnjë e më tej mundësinë e diabetit Tipi II.
Ky fakt i jep edhe më shumë rëndësi kujdesit për dietën ushqimore që ne jua këshillojmë pacientëve bashkë me kurat e tyre të posaçme bimore kundër diabetit, me të dyja llojet e tij.

Prej faktorëve të tjerë që mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në fillimin e diabetit Tipi II përfshihen infeksionet virale, parazitët, alergjitë ushqimore, dhe mosbalancet hormonale, duke përfshirë edhe nivelet në rritje të adrenalinës dhe kortizolit te shkaktuara nga stresi kronik. Disa alergji dhe infeksione virale gjithashtu mund të shkaktojnëë inflamacion ose dëmtim autoimun në qelizat pankreatike insulinë-prodhuese. Nivelet e larta të hormoneve të stresit rrisin rrezikun e diabetit duke nxitur nivele të larta të sheqerit në gjak. Nivelet e tepërta të hormonit estrogjen rrisin gjithashtu rezistencën ndaj insulinës.

Trajtimet natyrale të Diabetit

Nisur nga fakti se diabeti Tipi I shpeshherë shkaktohet nga faktorë të trashëguar, është e vështirë për të marrë masa parandaluese, por në anën tjetër ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar diabetin Tipi II, i cili është edhe forma më e përhapur e diabetit. Të rriturit që kanë një rrezik të lartë të prekjes nga diabeti Tipi II mund ta pengojnë ose të vonojë fillimin e tij nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku përfshihet dieta e duhur, rritja e cilësisë ushqimore, ulja e stresit, si dhe ushtrimet fizike. Pasi dieta e dikujt të jetë përmirësuar, pastrimi dhe teknikat e ç’helmimit mund të shfrytëzohen për të përmirësuar më tej shëndetin.

Nëse ju jeni diagnostikuar me diabet, kontrolli i niveleve të glukozës është i një rëndësie primare në parandalimin apo vonimin e komplikacioneve. Ju gjithashtu do ju duhet të kontrolloni tensionin e lart, kolesterolin e lart dhe nivelet e triglicerideve. Përveç kësaj, ju duhet të kërkoni kujdesin alternativ professional që ne ju ofrojmë për zbulimin dhe kurimin e problemeve me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjes së veshkave mund të zvogëlojë zhvillimin e dështimit të veshkave 50-80 %.

Trajtimet e mëposhtme natyrale janë shumë të rëndësishme për diabetikët, dhe në çdo rast, ne ju ofrojmë trajtim profesional dhe kura të posaçme bimore natyrale

Aromatherapy: Vajrat esenciale të kedrit, ullirit ose dëllinjës mund të japin lehtësim të simptomave kur bën masazh anën e majtë të poshtme të trupit, ku gjendet shpretka dhe pankreasi.

Ushqimi: Dieta e duhur është kritike për parandalimin dhe trajtimin e të dy llojeve të diabetit, sidomos për diabetin Tipi II. Një nga masat më të rëndësishme që ju mund të merrni është të eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuara dhe produktet e sheqerit nga dieta juaj. Këtu përfshihen produkte të tilla si sheqeri i rafinuar, shurupi i misrit, mielli i misrit, dekstroza, dekstrin, fruktoza, lëngu i përqendruar i frutave, glukoza, laktoza, malta, maltodextrin, sheqeri prej malti, mannitol, sorbitol, melekuqe, sucrose, dhe xylitol. Po kështu, mjalti, shurupi i panjës, shurupi i agaves ose i çikores, duhet të eliminohen nëse jeni para-diabetik apo diabetik. Gjithashtu eliminimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës është i domosdoshëm. Largoju ushqimeve të shpejta, ushqimeve të rafinuara, të përpunuara dhe të vjetra. Largoju sodës, ushqimeve të skuqura, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë miell të bardhë. Zgjidhni mezet e lehta me proteina cilësore, arrat e njoma, perime të freskëta dhe vetëm lëngje perimesh midis vakteve kryesore të ngrënies.

Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse. Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra. Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të larta të insulinës pasi të hahet.
Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II. Bima Jerusalem artichoke është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak. Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme.

Ushqimet me përmbajtje të lartë glycemic-e, përfshirë këtu bukën e bardhë, gjevrekun, simitet, drithërat e ambalazhuara komercialisht, biskotat, pastat, dhe shumica e ëmbëlsirave të tjera, rrushi dhe frutat e tjera të thata, patatet e bardha, qumështi dhe djathrat e paskremuar (të cilat janë të larta në lactose, një lloj i sheqerit), kikirikët, gjalpi i kikirikut, dhe të gjitha ushqimet e mishit të përpunuar, të tilla si Hot Dogs dhe mishi i drekave zyrtave, të gjitha këto ushqime duhet të shmangen krejtësisht nga diabetikët.

Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik: Ushqimet që ju shkaktojnë alergji dhe ndjeshmëri mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas për shkak të reagimeve autoimune. Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji për diabetikët janë: gruri, çokollata, misri, qumështi dhe produktet e qumështit. Çdo ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, ka potencialin që të përkeqësojë gjendjen diabetike. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Prandaj, nëse përjetoni shenja paralajmëruese të diabetit, ju duhet të testoheni për alergjitë ushqimore.

Ushtrimet gjimnastikore: Ushtrimet e rregullta duhet të jenë pjesë e rutinës së përditshme të çdo diabetiku. Ushtrimet gjimnastikore në kombinim me një program për humbjen e peshës është provuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit për zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit me 58% në mesin e njerëzve që janë në rrezik të sëmundjes. Kjo është pothuajse dyfishi i normës së reduktimit të rrezikut të arritur nga njerëzit që marrin ilaçe nëpërmjet gojës për simptomat e tyre diabetike.

Ushtrimet janë jashtëzakonisht të dobishme për diabetin për shkak të asaj se si ato imitojnë funksionin e duhur të insulinës për të hapur qelizat e muskujve për të hyrë glukoza. Ushtrimet më të mira janë ato që përfshijnë ecje, not, ecje me biçikletë, apo ndonjë aktivitet tjetër të preferuar dhe të përditshëm që rezultojnë në një rritje të përkohshme të normave të zemrës, si dhe në djersitje -që jo vetëm ndihmon për të kontrolluar peshën, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar indet me oksigjen si dhe për uljen dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kujdes: Nëse keni nevojë për injeksione insulinë për të menaxhuar diabetin tuaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se ushtrimi i fuqishëm mund të shkaktojë rënie të shpejtë dhe të rrezikshme të nivelit të glukozës në gjak, duke rezultuar në Hypoglycemia. Për të parandaluar ose luftuar një reagim të tillë, hani esëll një meze të lehtë përthithëse me karbohidrate, ose pini një gotë me lëng portokalli.

Mjekësia Bimore
Shumë bimë kanë veti të rregullimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye janë të dobishme në menaxhimin e niveleve të glukozës dhe diabetit jo insulin-vartës. Prej bimëve që janë përdorur tradicionalisht përmendim: bima gymnesyl Ayurvedic (sylvestre Gymnema), fara fenugreek, huereque (rrjedh nga rrënja e një kaktusi meksikan), boronica, pjepri i hidhur, hudhër, artichoke Jeruzalem, gjethet e ullirit, dhe xhensen.
Shënim: Kur merr bimë që ulin nivelin e sheqerit në gjak, është e rëndësishme për të monitoruar sheqerin në gjak dhe shtrëngimin e urinës. Konsultohuni me një mjek të kualifikuar që mund t’ju udhëzojë në përdorimin e bimëve, si pjesë e një plani të menaxhimit gjithëpërfshirës të diabetit. Kujtoni gjithnjë, se mjekët tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’ju ndihmuar në trajtimin e sëmundjes suaj, kështu që mos nguroni të na kontaktoni në çdo kohë.

Terapia me lëngje
Kombinimet e lëngjeve të dobishme për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak përfshijnë një larmi të perimeve. Kombinimi i selino + kastravec + majdanoz + fasule bishtajë + lakërishtë = është një kombinim i shkëlqyer. Provo ndonjë nga kombinimet e mëposhtme, madje eksperimento edhe vetë, duke pasur parsysh që kryesore është që të përdorësh kryesisht perime, dhe të përdorësh vetëm sasi minimale të karrotave ose mollëve për të ëmbëltuar lëngun tuaj. Provo kombinimet në vijim: selino + majdanoz + spinaq. Marule + spinaq + dy karrota. Kastravec + selino + chard. Pini një gotë me ndonjë nga kombinimet e mësipërme një apo dy herë në ditë. Shijoini si një meze të lehtë në mes të ditës, apo me një pjesë të vogël të bajameve të njoma.

Plotësuesit ushqimorë: Plotësuesit më të rëndësishëm ushqimorë për menaxhimin e glukozës dhe të niveleve të insulinës përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminë E. Prej mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku. Gjithashtu të dobishme janë: Vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore esenciale, vaji i farës së lirit, dhe vanadium, apo sulfate vanadyl. Prej plotësueve të tjera të dobishme janë gjithashtu: acidi alfa-lipoic, Q10 coenzyme (CoQ10), amino acid complex, enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit të tilla si: protease, amylase, dhe lipase, si dhe enzimat pankreatike.

INFLAMACIONI VIRAL I MELÇISE - HEPATITI

Sipas specialistëve të shëndetit publik bartësit kronikë të hepatitit B në vendin tonë janë në shifra alarmante. Sëmundje e rrezikshme që kërcënon deri në vdekje dhe si të mos mjaftonte kjo, rreziku i transmetimit është tepër i lartë. Bëhet fjalë pikërisht për hepatitin B e cila është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë dhe e rrezikshme bëhet kur kthehet në sëmundje kronike. Në vendin tonë prek çdo vit të paktën 2 mijë persona. Ndërsa sa i takon bartësve kronikë të sëmundjes në vendin tonë shifrat janë akoma më alarmante. Sipas një studimi të realizuar nga specialistët e shëndetit publik. Ndërkohë specialistë e Institutit të Shëndetit Publik, pohojnë se hepatiti B është një sëmundje e rrezikshme se studimet tregojnë se ndër personat që janë më të prekur nga hepatiti B është stafi mjekësor. Ndërkohë specialistët shpjegojnë rrugët e transmetimit dhe rrezikshmërinë e sëmundjes.
Hepatiti B
Në vendin tonë ka rreth 320 mijë deri në 480 mijë bartës kronikë të hepatiti B. Këta të fundit janë persona që edhe ne mungesë të sëmundjes përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t'ua transmetojnë të tjerëve. Sipas specialistëve, do të thotë se potenciali i të sëmurëve nga kjo sëmundje mund të jetë shumë i madh nëse nuk merren masa mbrojtëse. "Në vendin tonë ka çdo vit rreth 2 mijë persona të prekur nga hepatiti B",- bëjnë të ditur specialistët. Ndërkohë specialistët pohojnë se hepatit B në shumicën e rasteve shërohet por ndonjëherë bëhet kronike duke u transformuar në hepatit kronike apo tumor në melçi. Dhe pika kritike sipas tyre arrin pikërisht kur sëmundje neglizhohet.
Transmetimi dhe shenjat
Rreziku i transmetimit të sëmundjes është 100 herë më i lartë se ai i virusit AIDS dhe rrugët e transmetimit janë të ndryshme. Kështu marrëdhëniet seksuale të pambrojtura sipas specialistëve është një ndër rreziqet kryesore për ta marrë këtë sëmundje. Ndërkohë edhe transfuzioni i gjakut dhe të derivateve të tij të infektuara është rrugë transmetimi i sëmundjes. Madje nga hepatiti B mund të ndodhë edhe infektimi i të sapolindurit nga nëna mbartëse e virusit. "Sëmundja mund të merret edhe nga kontakti përmes lëkurës dhe mukozave lëngje biologjike të infektuara nga virusi",- pohojnë specialistët duke shtuar se kjo mund të ndodhe si pasojë e shpimeve ose prerjeve aksidentale me instrumenta apo edhe nga manipulime infektuara pa mbrojtjen e duhur. Ndërsa sa i takon shenjave të sëmundjes specialistët pohojnë se shenjat e para janë lodhje, mungese oreksi, dhimbje kokë, temperaturë, të vjella.

ÇFARE ESHTE HEPATITI, CILAT JANE LLOJET E TIJ, SI DIAGNOZOHET DHE SI KUROHET?

Inflamacioni i mëlçisë është një prej inflamacioneve që mund të kapë mëlçinë si shkak i një virusi të caktuar, i emëruar me një nga shkronjat A-B-C-D-E, etj, sipas llojit të virusit që shkakton sëmundjen, por theksohet se hepatiti i shkaktuar nga virusi hepatit B është më i përhapuri në mesin e njerëzve, sa që numri i të prekurve me këtë virus përcaktohet të jetë 300 miljon njerëz të prekur anembanë botës. Ekzistojnë gjithashtu lloje të tjera hepatitesh, siç është Hepatiti Granulomatoz, i cili shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza. Po kështu Hepatiti alkoolik, ku sipas statistikave, alkooli është shkaktari numër një i sëmundjeve të mëlçisë në USA. Si dhe Hepatiti Autoimun, i cili prek zakonisht gratë e reja dhe fëmijët, si dhe lloje të tjera hepatitesh, por ne këtu do të bëjmë fjalë posaçërisht për Hepatitin viral.

Hepatiti viral:

1. Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.

2. Diagnoza: Bazohet në analizat serologjike dhe në rritjen e transaminazave.
3. Hepatiti A:    

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).

b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.

c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura për rreth 4 javë.

d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.

e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe janë bartëse të imunitetit.

f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.

4. Hepatiti B (HBV)

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).

b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDAs).

c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj.

d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cerrozë dhe kancer të mëlçisë. Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.

e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten: (i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht.

(ii) Anti-HBs është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit.

(iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e hepatitit B.

(iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi. Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se 3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg.

(v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa prania e HBeAg.

f. Trajtimi i hepatitit B në mjekësinë moderne bashkëkohore: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat që mund të përdoren për hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.
5. Hepatiti C (HCV)    

a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.

b. Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.

c. Inkubacioni = 6 - 7 javë.

d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.

e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.

f. Trajtimi i hepatitit C në mjekësinë moderne bashkëkohore: Interferon alfa + ribavirinë.
Trajtimet Natyrale për Hepatitin Viral

Aromatherapy: Rozmarina mund të ndihmojnë në stimulimin e funksioneve të mëlçisë.

Ushqimi: Ndiqni një dietë të ulët në proteina dhe të lartë në perime të freskëta për të minimizuar stresin mbi mëlçi. Gjithashtu hani vakte të vogla e të shpeshta gjatë gjithë ditës, dhe shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi, dhe sigurohuni të pini sa më shumë ujë të filtruar. Pirja e ujit të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu e rekomanduar për të ndihmuar funksionit e mëlçisë. Zgjedhja e ushqimeve të mira është e domosdoshme.

Klizma: Tre klizma të ngrohta të përditshme mund të ndihmojnë në rritjen e funksionit të mëlçisë.

Qumështi dhe urina e devesë: Efekti i qumështit dhe i urinës së devesë kundër hepatitit dhe shumë sëmundjeve të tjera është vërtetuar tashmë në shumë studime shkencore, dhe kërkimet janë të vazhdueshme për të bërë të mundur prodhimin e ilaçeve natyrale efektive me përmbajtje të qumështit të devesë dhe urinës së saj.

Bimë: Qelizat e mëlçisë janë të rigjenerueshme dhe për rigjenerimin e tyre ndihmojnë shumë bimë prej të cilave: qumështi i gjembit të gomarit dhe jamballi. Po kështu, Tumeric i kombinuar me qumështin e gjembit të gomarit ka treguar se ndihmon në zbutjen e simptomave të hepatitit B. Hurma indiane, rradhiqet, karrota, çaji i jeshil, xhenxhenfili, yellow dock,  përdoren gjithashtu në kurimin e hepatit viral.

Terapia me lëngje: Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë të dobishme: panxhar, karrota dhe lëngu i barit të grurit; ose hudhër, rodhe, li dhe stafidhe e zezë. Dhe më efektivja: lëng limoni + mjalt blete natyral + vaj ulliri, përziehen në përmasa të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës, duke vazhduar kështu për një kohë sa më të gjatë. Ky kombinim ka efekt të shkëlqyer në aktivizimin e funksioneve të mëlçisë në përgjithësi dhe në infeksionin e fshikëzës së tëmthit në veçanti.

Plotësues ushqimorë: Vitamina C, carotene beta, qumështi i gjembit të gomarit, vitamina B kompleks, faktorët lipotropic, acidi pantothenic, amino acidet free-form, acidi betaine klorhidrik (HCL), multi-enzimat, dhe vaji i aguliçes së mbrëmjes.

STERILITETI - PAPJELLORIA
Steriliteti është mungesa e shtatzënisë pas një viti bashkëjetese martesore me qëllim të shtatzënisë. Shkalla e incidencës ndodh në 10-15 % të martesave. Shkaqet e sterilitetit kthehen në:

* 35 % të rasteve te meshkujt.
* 35 % të rasteve te gypat dhe organet e tjera të legenit të femrave.
* 15 % e tyre janë për shkaqe që kthehen në vezoren e femrës.
* 10 % e tyre janë të paspjegueshme, ndërkohë që të dy bashkëshortët janë në rregull.
* 5 % të tyre kthehen në shkaqe që nuk janë të njohura.
Sa më shumë që gratë të kalojnë në moshë, aq më shumë ulet përqindja e pjellorisë tek ato, veçanërisht pas moshës 35 vjeçare.

Shkaqet e sterilitetit te femra

1. Defekti në vezore, i cili përbën 30-40 % të shkaqeve të sterilitetit tek gratë. Në këtë rast ndodh çrregullim në funksionin e vezoreve ose mungon prodhimi i vezëve për shkak të një çekuilibri në sekretimin e hormoneve hipofizare dhe ato të vezoreve që ndikojnë në rritjen dhe pjekjen e vezëve, dhe si rrjedhojë lëshimin dhe lirimin e tyre nga vezorja, për t’u kapur më pas nga tubi dhe për të vazhduar udhëtimin natyral të tyre. Ky defekt mund të vijë edhe për shkak të ndonjë të mete të lindur në përbërjen e indeve të vezoreve, ose për shkak të ndonjë cisti rreth tyre.
2. Defekti në gyp, i cili  përbën gjithashtu 30-40 % të shkaqeve të infertilitetit tek gratë. Gypi ka funksion bartës të vezës në rradhë të parë, duke e kapur vezën nga vezorja dhe duke e rrëshqitur atë me lehtësi brenda tij, ku takohet edhe me spermën dhe ndodh pllenimi, pastaj veza e pllenuar ndjek rrugën e saj drejt mitrës. Defekti i këtij gypi mund të qëndrojë në ndonjë çrregullim të lindur si mungesa e gypit për shembull, ose nga prania e ndonjë infeksioni të mëparshëm të legenit, i cili ka shkaktuar bllokim të plotë ose të pjesshëm të tubit,  në njërën ose në të dyja anët e tij, brenda ose jashtë tubit, duke penguar kështu lëvizjen normale të vezës në gyp, dhe mbërritjen e saj në kohën e duhur, në mitër ku vazhdon proceset e tjera të zhvillimit.
3. Çrregullim në qafën e mitrës, e vlerësuar me rreth 5 % të rasteve të infertilitetit tek gratë. Qafa e mitrës është pengesa e parë që duhet të kalohet nga sperma apo të depërtojë nëpër sekrecionet e saj deri sat ë arrijë në mitër, dhe çdo ndryshim në natyrën e sekrecioneve të qafës së mitrës ose mukusit cervikal mund të pengojë ose të ndalojë hyrjen e spermës, apo edhe ta vrasë atë. Kjo vjen si shkak i ekzistencës së infeksioneve ose si rrjedhojë e një operacioni të mëparshëm në qafën e mitrës, ose nga ndikimi i çrregullimeve hormonale, apo edhe i defekteve të lindura, por këto të fundit janë të pakta dhe të rralla.
4. Disa shkaqe të mitrës, ku përfsihet prania e tumoreve fibroze, mishi i huaj, aderenca e shkaktuar nga infeksionet apo ndërhyrjet e mëparshme kirurgjikale, apo defektet e lindura, dhe që të gjitha këto pengojnë strehimin e vezës së fekonduar në membranën brenda mitrës dhe në miter, ku të rritet dhe të zhvillohet.
5. Shkaqe Imunologjike, dmth: prania e antitrupave kundër sperms, tek vetë sperma e mashkullit ose gjaku i tij, ose edhe tek gruaja gjithashtu, në gjakun e saj ose në qafën e mitrës, gjë e cila gjithashtu vret spermën.
6. Shkaqe të pashpjegueshme, të cilat mund të ekzistojnë tek dy bashkëshortë të shëndoshë në ekzaminim klinik dhe laboratorik, por që megjithatë, shtatzënia nuk ndodh.

Shkaqet e sterilitetit te mashkulli

Mbizotëron bindja se në çdo 15 lidhje martesore, njërës prej tyre nuk iu dhurohet fëmijë për shkak të një prej problemeve të sterilitetit, ku në 60% të rasteve të tilla, problemi qëndron te burri. Për të njohur shkakun që fshihet pas kësaj, së pari duhet kuptuar anatomia dhe mekanizmi i funksionimit të aparatit riprodhues tek meshkujt.

1.   Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh në dy raste kryesore:

a) Kur shkatërrohen gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje, megjithëse ndodh rralë që testikujt e fëmijës të zhvillohen pa prezencën e gypave prodhues të spermatozoidëve. Edhe mund të ndodhë, por shumë rrallë. Ajo që është më e përhapur, është se prishja e gypave të spermatozoideve në mënyrë dytësore si pasojë e ndonjë sëmundje ndodh zakonisht në moshat 15-30 vjeç, dhe sëmundja më e rrezikshme prej këtyre është infeksioni i gjendrës së pështymës (shytave). Megjithëse shytat para fazës së pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë infeksion në testikuj, por mundësia e prekjes së njërit apo të dy testikujve është e madhe kur ndodh sëmundje virale pas moshës së pubertitetit. Kurse sëmundjet e tjera më pak të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e qelizave të spermatozoideve, janë sëmundje të tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh më shpesh me prezencën e këtyre tre sëmundjeve.

b) Kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale. Bllokimi i gypave seminifere që prodhojnë spermatozoidet është shkaku kryesor për këtë.

2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik.
Është e vështirë të përcaktohet numri i mjaftueshëm i spermatozoideve për të ndodhur shtatzania, për arsye se kjo varet nga shumë faktorë. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, dhe megjithatë nuk mund të përcaktohet numri më i ulët i mundshëm për mundësinë e shtatzanisë, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme, por megjithatë, nuk humbet totalisht.

3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet. Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.
Disa prej faktorëve kryesorë në pengojnë prodhimin e spermatozoideve janë:
1. Temperatura e ulët. Nëse temperatura e testikujve është 4-5 gradë më e ulët se ajo e trupit, ky është një faktor i qartë për mosprodhimin e spermatozoideve. Nëse testikujt i ballafaqohen për një kohë të gjatë me një temperaturë sa ajo e trupit apo më e lartë se ajo, aktiviteti i prodhimit të spermaatozoideve do të ngadalësohej ose ndoshta do të ndalonte protësisht, dhe nëse ulet kjo temperaturë e lartë, prodhimi i tyre kthehet në normalitet brenda një periudhe kohore prej tre muajsh.
2. Sëmundja akute e shoqëruar me ethe, si dhe sëmundjet virale, si Hepatiti viral, shkaktojnë ulje të ndjeshme në prodhimin e spermatozoideve.
3. Testikujt e ngjitur, siç ndodh tek rreth 5% e të posalindurve meshkuj me një apo me dy testikuj të ngjitur me qeskën që i mban ato, dhe nëse nuk bëhet ndërhyrje kirurgjikale brenda moshës 5 vjeç në këtë rast, kjo do të ndikonte shumë në uljen e numrit të spermatozoideve që mund të prodhojnë testikujt.
4. Prekja nga sëmundja e diabetit, nëse është e theksuar, ajo ndikon në sterilitet, sit e burrat edhe te gratë.
5. Radioskopitë. Qelizat që prodhojnë spermatozoidet janë qelizat më të shumta të trupit që ndikohen nga rrezet radioskopike, dhe rreziku mund të jetë katastrofik, sa do e vogël që të jetë sasia e marrë prej tyre.
6. Lëndët narkotike, droga.
7. Varicet në qeskën e testikujve, luajnë gjithashtu rol në zvogëlimin e numrit të spermatozoideve, në të dy testikujt dhe jo vetëm në majtin, ku ndodhin zakonisht varicet.

Trajtimet natyrale të sterilitetit

Për problemet e sterilitetit, si te burrat edhe te gratë, në mjekësinë natyrale popullore janë përdorur bimë dhe lëndë të tilla si: Ginseng, poleni i pemës së hurmës arabe, qumështi i bletës, poleni i bletës, mjalti, nigella sativa, fenugreek, peppergrass (ëater cress), myrrh-tree, xhenxhenfil, kanella, lëngu i rrushit, etj.

Dieta ushqimore: Të preferuara: qumështi i freskët, veza e freskët, elbi, perimet e freskëta, peshku, fasulja e bardhë, kungulli, bizelja, mjalti natyral, karrota.
Me ndikim negativ: yndyrat, erëzat dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.

Life Style: Koha më e mirë për kryerjen e marrëdhënieve intime në kërkim të shtatzanisë është dita e pestë pas mbarimit të menstruacioneve, pastaj në ditën e shtatë, të nëntë, e kështu për dy javë rresht, një ditë po e një jo.
Home item

ADS

Arkivi